Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Partia BESA fiton zgjedhjet në Tetovë, Ahmeti pranon humbjen

10:03 / August 21, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1661068559 maqedoni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lëvizja Besa ka fituar në zgjedhjen për asamblenë komunale në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, në zgjedhjet që janë mbajtur më 20 gusht. Kjo parti drejtohet nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka fituar ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, parti kjo që është pjesë e qeverisë së kryeministrit social demokrat, Dimitar Kovaçevski.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë, me popullatë dominuese shqiptare që ndodhet në pjesën perëndimore të vendit janë mbajtur për shkak të problemeve në funksionimin e saj për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe pamundësisë për të miratuar raportin përfundimtar vjetor të buxhetit, që sipas ligjit për vetëqeverisje lokale është i obligueshëm, në të kundërtën shpërndahet kuvendi komunal.

Këshilli komunal në Tetovë ka 31 këshilltarë dhe sipas rezultateve preliminare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, lëvizja Besa fituar mbi 30 për qind të votave nga rreth 27 mijë qytetarë që kanë dalë në votime. Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 25 për qind të votave. Në vend të tretë është radhitur VMRO DPMNE-ja, pastaj LSDM-ja, Partia Demokratike Shqiptare, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarë.

“Tetovarët pa dallim të përkatësinë etnike, poetike apo fetare të dielën votuan për vazhdimin e ndryshimit në Tetovë, për zhvillimin e qytetit, ku rinia do të ketë të ardhme dhe perspektivë”, ka deklaruar Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka pranuar disfatën e partisë së tij në këto zgjedhje, duke theksuar se për të më me rëndësi se fitorja është demokratizimi dhe sundimi i ligjit në Maqedoninë e Veriut.

“Për ne me rëndësi janë proceset, më me rëndësi është që të vazhdojmë të investojnë në standardet demokratike, në sundimin e ligjit dhe shtetit juridik”, ka deklaruar Ahmeti.

VMRO DPMNE-ja ka shpallur fitoren ndaj LSDM-së në Tetovë me rezultatin 3 me 1 dhe ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare meqë sipas deputetit të kësaj partie Vllatko Gjorçev “në Tetovë është deligjitimuar pushteti LSDM-BDI”.

Përveç në Tetovë, të dielën zgjedhje janë mbajtur edhe në dy komuna të vogla, Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë ku nuk ka pasur kryetar të komunave për shkak të mos arritjes së pragun për daljen ë votime në zgjedhjet e vitit 2021. Këto dy komuna janë fituar nga Lidhja Social Demokrate.

Zgjedhjet e së dielës, në veçanti ato në Tetovë si një nga komunat më të mëdha të Maqedonisë së Veriut shihen si test për partitë në pushtet dhe pas fitores së lëvizjes BESA tek elektorati shqiptar dhe VMRO DPMNE-së tek ai maqedonas, pritet të rritet kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Besa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.