Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Partia Demokratike Mat kalon në heshtje 35-vjetorin e themelimit

20:39 / January 28, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pd mat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike Mat duhej të shënonte sot 35-vjetorin e themelimit të saj, por përvjetori kaloi pa asnjë aktivitet apo reagim zyrtar, duke reflektuar gjendjen e vështirë që po përjeton forca kryesore e opozitës. Mungesa e një ceremonie apo mesazhi publik vjen në një moment kur PD ndodhet e përçarë dhe e përfshirë në konflikte të brendshme të vazhdueshme.

Përçarjet mes antarësisë, kriza e lidershipit dhe humbja e unitetit kanë zbehur rëndësinë e simbolikës historike të partisë. PD, e cila u themelua si shtylla kryesore e pluralizmit politik në Shqipëri, sot përballet me paqartësi mbi identitetin dhe vizionin e saj politik.

Një tjetër faktor është shkëputja gjithnjë e më e dukshme nga baza elektorale, e zhgënjyer pas humbjeve të njëpasnjëshme zgjedhore dhe mungesës së një alternative bindëse qeverisëse. Në këto kushte, mosfestimi i 35-vjetorit shihet jo thjesht si harresë, por si tregues i një partie që po kalon më shumë një fazë mbijetese sesa reflektimi dhe rinovimi politik.

Demokratët e Matit janë në pritje të zgjedhjeve të reja. Në garë janë tre kandidatë për kreun e degës lokale, Avni Doçi, Ard Malaj dhe Julian Klosi.

35 vjetorin demokratike heshtje mat partia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.