Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Partia e Gjelbër në Zvicër propozon kufizimin e shpejtësisë në 80 km/h në autostrada për të kursyer energji

23:18 / September 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zvicra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për të frenuar konsumin e energjisë në Zvicër, kreu i ‘Partisë së Gjelbër’, Balthasar Glattli, ka bërë thirrje për një kufizim të shpejtësisë në autostrada në 80 kilometra në orë (km/h), transmeton Anadolu Agency (AA).

Për portalin e lajmeve ‘nau.ch’, Glattli tha se reduktimet e shpejtësisë janë thelbësore për të kursyer energji dhe se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë po ashtu e thotë këtë. Aktualisht në autostradat zvicerane zbatohet një kufizim i shpejtësisë prej 120 km/h.

Propozimi i kreut të ‘Partisë së Gjelbër’ deri më tani nuk ka marrë mbështetje nga qeveria federale zvicerane dhe klubet e automobilave.

Ligjvënësi Thomas Hurter nga ‘Partia Popullore Zvicerane’ e krahut të djathtë tha se edhe një reduktim në 100 km/h për të kursyer energji “absolutisht është i pakuptimtë dhe është ngacmim i pastër për shoferët”. Hurter tha se reduktimet e shpejtësisë kanë kuptim pjesërisht kur bëhet fjalë për parandalimin e bllokimeve të trafikut.

Ai kritikoi ashpër propozimin e ‘Partisë së Gjelbër’, duke pretenduar se është një “politikë ideologjike klasike e krahut të majtë”. Qeveria federale zvicerane deri më tani ka hedhur poshtë çdo thirrje për kufizime më të ulëta të shpejtësisë.

Në një njoftim, ministrja e Transportit, Simonetta Sommaruga, tha se shpejtësitë më të ulëta do të reduktojnë vërtet konsumin, por theksoi se kufiri aktual i shpejtësisë në 120 km/h nuk është një shpejtësi minimale.

“Drejtimi me shpejtësi më të ulët lejohet për sa kohë që nuk pengohet rrjedha e qëndrueshme e trafikut”, tha Sommaruga.

autostrada partia e gjelber Zvicer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.