Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Partia e Gjukanoviç: Nëse Abazoviç ka miratuar marrëveshjen me Kishën Serbe, qeveria nuk ka mbështetjen tonë

22:27 / July 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zedhenesi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duket se partia e presidentit Millo Gjukanoviç mund të votojë kundër kryeministrit Abazoviç nëse përballet me mocion mosbesimi.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Millosh Nikoliç, ka bërë të ditur se nëse kryeministri Dritan Abazoviç ka miratuar draf-marrëveshjen me kishën serbe, kjo do të thotë se qeveria nuk ka më mbështetjen e kësaj partie.

“Partia Demokratike e Socialistëve vëren me keqardhje se përkundër faktit se diskutimi në seancën e Qeverisë mund të ndiqej përmes transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv, deri në fund mbeti e paqartë nëse Qeveria e Malit të Zi miratoi propozimin për kontratë me ortodoksët serbë”, thotë ai. 

Ai sqaron se vendimi është miratuar me votat e 13 anëtarëve të Qeverisë dhe se marrëveshja politike e nënshkruhet nga partitë politike që marrin pjesë në të apo mbështesin Qeverinë në Kuvendin e Malit të Zi, është e qartë se shumica e cilësuar është e nevojshme për miratimin e këtij vendimi.

“Kjo do të thotë pa mëdyshje se ky vendim duhet të mbështetet nga 2/3 e të gjithë anëtarëve të Qeverisë, pra 14 prej tyre, që të miratohet. Nga sa më sipër është më se e qartë se Qeveria nuk ka pasur shumicën e nevojshme për miratimin e vendimit në fjalë. Për të gjitha sa më sipër, i bëjmë thirrje kryeministrit Abazoviç që të sqarojë rrethanat e cekura dhe të shpallë qëndrimin e prerë: nëse Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim për miratimin e projekt-kontratës me Kishën Serbe dhe theksojmë domosdoshmërinë që në proçedurë të marrin pjesë juristët, historianët dhe publiku i gjerë i interesuar profesional dhe publik në mënyrë që kjo çështje e rëndësishme të mos zgjidhet me nxitim dhe të arrihet në një përmbajtje adekuate në finale që mbron interesat e shtetit të Malit të Zi. Theksojmë se nëse kryeministri Abazoviç beson se vendimi është marrë, atëherë duhet të ketë parasysh se Qeveria e 43-të nuk e ka më mbështetjen e Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi”, – thuhet në deklaratë. 

abazovic gjukanovic partia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Arabia Saudite nën alarm pas një shpërthimi të fuqishëm gjatë natës, raportohen probleme me sistemet e navigimit në aeroport

09:00 / September 19, 2026

SHBA, Danimarka dhe Groenlanda arrijnë marrëveshje për sigurinë në Arktik, Trump: Asnjë forcë armiqësore nuk do të ketë prani në ishull

08:44 / September 19, 2026

SHBA/ Presidenti “luftë” me mediat, Trump ndalon CNN, Msnow dhe Politico për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

22:41 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.