Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Partia e Metës thirrje për të dalë në protestë: Vdekja e 7-vjeçares, krim shtetëror

18:46 / August 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gtff
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet sot përpara Ministrisë së Brendshme, si reagim ndaj ngjarjes së rëndë në Himarë, ku një 7-vjeçare u godit për vdekje nga një motor uji.

Në një postim në Facebook, Blushi shkruan se ky është krim shtetëror që meriton ndëshkimin më të ashpër.

Postimi i Tedi Blushit:

INDIFERENCË SOT DO TË THOTË FATKEQËSI NESËR! Regjimi kriminal i Edi Ramës nga paniku për fundin që po i vjen, vazhdon të shfaqë me arrogancë brutalitetin e tij, me sulme të paguara mediatike ndaj popullit të vet.

Për të zbehur indinjatën dhe revoltën që veçse fuqizohet, regjimi përpiqet mizorisht të relativizojë tragjedinë e familjes Avdia, një vrasje të paralajmëruar gjakftohtë, që gjithkujt mund t’i ndodhte, si një “aksident që ndodh kudo në botë”

Për çfarë shteti ligjor mund të flasim, kur policët që trafikojnë drogë, nuk dënohen por gradohen, nuk ndëshkohen por frymëzohen, deri aty sa të vrasin edhe fëmijë të pafajshëm?

“Aksident që ndodh kudo në botë” do të thotë frymëzim për banditët me uniformë të vrasin të tjerë fëmijë në plazhe, në rrugë, në shkolla, e kudo tjetër sepse kjo i bën “të ndihen si jashtë shteti”.

Kjo pashpirtësi e tyre, na angazhon sot të gjithëve së bashku, të ngremë zërin dhe t’i dalim përballë këtij regjimi që bën fajtor viktimën dhe jo vrasësin, që nuk njeh as ligj dhe as moral.

Sa më shumë ta lemë të keqen, aq më keq do të jetë nesër për të gjithë shqiptarët dhe për mbarë vendin!

Ky krim shtetëror meriton ndëshkimin më të ashpër të autorit nga drejtësia dhe mbajtjen e përgjegjësisë morale dhe ligjore nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, si dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, që nuk duhet të qëndrojnë as edhe 1 sekondë më shumë në këto funksione.

Masivisht në përkrahjen e protestës qytetare për t’i treguar kësaj Qeverie që varfëron, grabit, dhunon dhe vret fëmijë, se populli shqiptar është Zot i fateve të veta!

NUK E VRAU VARKA, POR SHTETI!

SONTE NË 19:00, PARA MINISTRISË SË BRENDSHME!

Ministria e Brendshme proteste Tedi Blushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.