Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Partia e Orban mban “peng” anëtarësimin e Suedisë

22:58 / February 9, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
NATO
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendet e NATO-s po shtojnë trysninë ndaj kryeministrit hungarez Viktor Orban për miratimin me shpejtësi të anëtarësimit të Suedisë në aleancë, pasi deputetët e partisë së tij refuzuan të votojnë në parlament për këtë çështje javën e kaluar. Suedia ka paraqitur kërkesën për anëtarësim që pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022, por Hungaria e ka shtyrë vazhdimisht ratifikimin.

Hungaria ka qenë anëtare e NATO-s për 25 vite dhe është tashmë i vetmi vend që po bllokon anëtarësimin e Suedisë në aleancë.

Parlamenti i Hungarisë është tashmë në periudhë pushimi, por deputetët e opozitës u mblodhën në një sesion të jashtëzakonshëm të hënën për të votuar kërkesën e Suedisë për anëtarësimin në NATO. Megjithatë, deputetët e partisë në pushtet Fidesz, të kryeministrit Viktor Orban, refuzuan të marrin pjesë.

Tompos Marton është ndër deputetët e opozitës që kërkuan votimin.

“Nga njëra anë mund të themi që ishte një kalkulim i gabuar, se ata (partia Fidesz) thjesht nuk e kapën rrjedhën e zhvillimeve, nuk e kuptuan situatën. Nga ana tjetër është e kuptueshme se i vetmi person që përfiton nga kjo është Vladimir Putini. Orbani i ka bërë atij tashmë disa favore. Dhe përse jo edhe një tjetër?”, thotë Tompos Marton, deputet i Partisë Momentum.

Vendet aleate në NATO po shtojnë trysninë. Ambasadori amerikan David Pressman foli pasi vëzhgoi sesionin e të hënës në parlament.

“Kryeministri Viktor Orban premtoi të mbledhë parlamenti për t’i bërë thirrje të veprojë sa më shpejt. Sot ishte mundësia për ta bërë këtë dhe ne po e ndjekim këtë me vëmendje duke shpresuar që Hungaria të veprojë me shpejtësi”, tha ambasadori Pressman.

Senatori amerikan Ben Cardin, kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, tha më herët këtë javë se Hungaria është anëtarja më e paqëndrueshme në NATO dhe se Uashingtoni duhet të shqyrtojë mundësinë e sanksioneve dhe kufizimeve ndaj udhëtimit.

Gjermania tha të martën se miratimi nga Hungaria i anëtarësimit të Suedisë është “çështje besnikërie” ndaj NATO-s.

Zoti Orban nuk ka bërë kërkesa konkrete, por ka sinjalizuar pakënaqësinë me Suedinë për kritikat ndaj hapave pas të demokracisë në Hungari. Ai thotë se deputetët e partisë së tij Fidesz duan që kryeministri suedez të vizitojë Budapestin përpara se të miratojnë anëtarësimin e vendit të tij në NATO.

“Nëse është e rëndësishme për suedezët, atëherë qartazi duhet të vijnë në Budapest. Apo të paktën të marrin hapa për të sjellë miratimin e anëtarësimit me vullnetin e lirë të deputetëve hungarezë”, tha Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez.

Kryeministri i Suedisë tha se do ta vizitojë Budapestin, por vetëm pasi të jetë bërë votimi dhe se dy çështjet nuk duhet të trajtohen të ndërlidhura.

“Partia Fidesz dhe Orbani e futën veten në një rrugë pa krye. Dhe me sa duket nuk janë në gjendje ta kuptojnë gabimin, pasi tashmë mendoj se e vendosën veten kaq shumë në qendër të vëmendjes, sa është më e vështirë dalja nga situata pa u turpëruar. Mendoj se Orbani nuk do ta lërë situatën të kalojë pa marrë ndonjë lloj vlerësimi publik”, thotë analisti politik Peter Kreko.

Parlamenti i Hungarisë pritet të rikthehet nga pushimet në 26 shkurt. Por nuk është e qartë nëse, apo kur, mund të bëhet votimi për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

anetaresimi nato suedia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.