Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Partia e re, Alibeaj: Kundër ortakërisë Rama-Berisha. Grupi i PD është një grup njerëzish që bëjnë atë që lideri u thotë

13:01 / August 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alibeaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se partia e re politike ku ai do të jetë pjesë, do të jetë një formacion kundër ortakërisë Rama-Berisha. “Nuk është lëvizja Alibeaj, as partia Alibeaj. Jemi një sërë kolegësh brenda parlamentit, jashtë parlamentit, pa u marrë me politikën deri tani, të cilët ndjejnë nevojën që një pjesë e madhe e publikut shqiptar sot është e papërfaqësuar.

Ortakëria Rama-Berisha, e cila ka dalë në pah sidomos këto javët e fundit. U bënë bashkë te goditja e SPAK-ut, grupi i dialogut, te kodi zgjedhor. Me sa duket janë përsëri bashkë tek komisioni Xhafaj, për të goditur SPAK-un. Ndaj sot, publiku shqiptar, është bindja ime, ka nevojë për përfaqësim”, tha Alibeaj në A2 CNN.

Edhe pse nuk pranoi të thoshte se cili do të jetë kryetari i këtij formacioni politik, Alibeaj tha se nuk do të riciklohen figurat e vjetra, kur u pyet nëse kryetar i kësaj partie do të ishte Lulzim Basha.

“Partia Demokratike është parti private. Grupi parlamentar është një grup njerëzish që bëjnë atë që Sali Berisha u thotë. Prandaj u largova. Respekt për njerëzisht që i shkojnë pas, por unë distancohem. Ne nuk do të riciklojmë askënd. Nuk bëhet kjo lëvizje për të ricikluar dikë. Jo! Mbajeni këtë insert, fiksojeni, se kështu do të jetë përgjithmonë. Ky grupim është i hapur për këdo”, tha Alibeaj në A2 CNN.

Berisha Enkelejd Alibeaj PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.