Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ka thirrur zgjedhjet e përgjithshme në vend për në korrik. Ai bëri me dije se kishte informuar mbretin Felipe VI, kreun e shtetit të Spanjës, për “vendimin e tij për shpërndarjen e Parlamentit dhe thirrjen e zgjedhjeve të përgjithshme” që do të mbahen të dielën, më 23 korrik”.
Sanchez mori përgjegjësinë për rezultatin e Partisë Socialiste të Punëtorëve Spanjoll në zgjedhjet lokale.
“Shumë drejtues me menaxhim pa të meta kanë pushuar së qeni të tillë. E gjithë kjo e bën të përshtatshme që spanjollët të qartësojnë forcat politike që duhet të udhëheqin këtë fazë. Gjëja më e mirë është që spanjollët mund të thonë fjalën e tyre në përcaktimin e drejtimit politik të vendit“, tha ai në një deklaratë të shkurtër institucionale.