Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Partia hungareze Fidesz mbështet pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

22:40 / March 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
viktor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka mbështetur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

“Ne do të ofrojmë mbështetjen tonë për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO”, tha partia Fidesz. Kjo parti, së bashku me partnerin më të vogël të koalicionit, kontrollojnë dy të tretat e ulëseve në Parlamentin hungarez.

Kjo deklaratë erdhi në kohën kur në Parlamentin hungarez nisi debati për ratifikimin e aplikimeve të dy shteteve nordike, që aplikuan për anëtarësim në NATO majin e vitit të kaluar pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Ligjvënësit hungarezë pritet të votojnë për ratifikim në pjesën e dytë të marsit. NATO kërkon që të 30 shtetet të ratifikojnë aplikimet për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera. Turqia dhe Hungaria janë të fundit që nuk e kanë bërë këtë.

“Është një vendim i ndërlikuar, me pasoja serioze, prandaj kërkohet një shqyrtim i kujdesshëm”, tha presidenti hungarez, Katalin Novak, para se të niste debati në Parlament.

Turqia kundërshton kryesisht pranimin e Suedisë, pasi ka argumentuar se strehon persona që i konsideron anëtarë të organizatave terroriste. Megjithatë, Hungaria ka thënë se pranimi i dy shteteve nordike duhet të shqyrtohet me kujdes, pa paraqitur ankesa specifike. Opozita hungareze vazhdimisht ka akuzuar partinë e Orbanit, Fidesz, se po e zvarrit procesin e ratifikimit.

Disa deputetë hungarezë kanë shprehur shqetësime se kufiri që Rusia dhe Finlanda ndajnë – që është i gjatë 1.300 kilometra – mund të paraqesë “një potencial të madh për luftë”, tha Orban.

Orban, aleat i ngushtë i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur raporte me Moskën pavarësisht se Rusia ka pushtuar Ukrainën. Përderisa Orban e ka dënuar agresionin rus, ai ka refuzuar që ta kritikojë presidentin rus, Vladimir Putin.

Finlanda dhe Suedia hoqën dorë nga politika prej dekadash e mosangazhimit ushtarak dhe aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO në majin e vitit të kaluar, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Turqia deri më tani nuk ka ratifikuar pranimin e këtyre dy shteteve në NATO, por ka lënë të kuptohet se është e gatshme që të ratifikojë anëtarësimin e Finlandës në aleancën ushtarake perëndimore.

fidesz nato suedia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.