Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Partitë nisin bisedimet për koalicionet parazgjedhore në Kosovë

21:09 / August 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Isa Mustafa LDK Albin Kurti LVV Ramush Haradinaj AAK Kadri Veseli PDK
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreret e partive politike kryesore ne Kosove, Isa Mustafa (LDK), Albin Kurti (LVV), Ramush Haradinaj (AAK), Kadri Veseli (PDK)
Pasi Kryesia e parlamentit të Kosovës vendosi ditën e sotme që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme më 22 gusht për të shpërbërë legjislaturën e gjashtë të Kuvendit dhe të shpallin zgjedhjet e parakohshme, kanë filluar edhe lëvizjet e partive politike për koalicione parazgjedhore.

Pas shpërbërjes së parlamentit më 22 gusht, presidenti Thaçi duhet që të shpallë gjendjen e jashtezakonshme parlamentare dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme 45 ditë pas kësaj date.

Të ndodhur në një situatë të tillë, pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj më 19 korrik për shkak të ftesës për intervistim si i dyshuar për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë më 24 korrik dhe rrëzimit të qeverisë Haradinaj, partitë politike kanë filluar taktikat politike për të formuar koalicionet parazgjedhore, transmeton newsbomb.al.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se LDK do të shkojë e vetme në zgjedhje të parakohshme, por nëse dallohen kalkulimet nga partitë e tjera, atëherë sipas tij LDK është e gatshme të futet në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Socialdemokrate (PSD), për të krijuar një koalicion të madh fitues.

Nga ana tjetër deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se tashmë të gjitha opsionet e tjera janë eliminuar dhe pritet shpërbërja e parlamentit dhe shkuarja drejt zgjedhjeve të parakohshme 45 ditë nga data e shpërbërjes.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NISMËS Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka deklaruar se në asnjë mënyrë partia që ai përfaqëson nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me LDK-në, PDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke e lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim vetëm me AAK-në.

Albin Kurti (LVV) Isa Mustafa (LDK) Kadri Veseli (PDK) Kosove Ramush Haradinaj (AAK)
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.