Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Partitë politike çelin fushatën zgjedhore, disa nga deklaratat kryesore

20:06 / January 11, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kosova nga sot ka hyrë në fushatën zgjedhore. Partitë atje do u drejtohen zgjedhësve me të gjithë arsenalin qoftë të premtimeve, qoftë të kritikave apo edhe me programe që në zgjedhjet e 9 shkurtit të kenë mundësi të marrin sa më shumë prej tyre. Forcat politike kanë patur edhe tubimet hapëse të fushatës, duke nisur me Partinë Demokratike të Kosovës. Nga salla “1 Tetori” në Prishtinë, kryetari Memli Krasniqi e hapi fushatën duke përshëndetur dy liderët e UÇK-së dhe PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, si dhe Jakup Krasniqin e Rexhep Selimi dhe shokët e tyre që po zhvillojnë betejën e fundit në Hagë për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit tonë.

“Sot qëndroj para jush për t’ju siguruar se ne ofrojmë një plan konkret, një program të detajuar dhe gjithëpërfshirës, realist dhe të realizueshëm, i cili do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë. Për ta bërë Kosovën ma të fortë! Për ta bërë Kosovën ma të mirë! Kjo është arsyeja pse zgjodhëm Bedri Hamzën që të na prijë në këto zgjedhje, sepse Kosovës i duhen aftësitë, përvoja dhe personaliteti i Bedriut për të materializuar planin tonë transformues”, theksoi Krasniqi.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është zotuar për rritje të pagave dhe pensioneve, zhvillim ekonomik, siguri energjetike, sigurime shëndetësore, arsim cilësor, si dhe kultivimin e raporteve të mira me aleatëve. Këto janë zgjedhjet e dyta që Memli Krasniqi i udhëheq si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të vitit 2021, ku PDK fitoi në më së shumti komuna dhe ka numrin më të madh të asamblistëve.

Ndërkohë, pak pas PDK, LDK e çeli fushatën po në kryeqytet, me kryetarin dhe njëherësh kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku, që u ndal të kritikonte qeverinë e Albin Kurtit për “premtime përrallore”. Abdixhiku bëri thirrje për “ngritje të shpresës” mes popullit dhe kërkoi nga qytetarët të jenë gati për t’i sjellë Kosovës, ndryshimin.

“Fitorja e madhe tashmë ka nisur! Prandaj, ju them të bëheni gati! Ngriteni zërin, të përvilni mangët, ngrini shpresën për të nesërmen dhe rrugën plot dritë përpara! Ju erdhët. Ju dëgjuat. Shpërndajeni tani këtë lajm në çdo anë të Kosovës. Në çdo rrugë e rrugicë, në çdo lagje në çdo shtëpi, në çdo anë të Republikës. Sot nuk jam këtu të jap zotime të mëdha që s’bëhen kurrë. Në këtë projektim të së ardhmes dua të jem shumë i vërtetë me ju. Jo t’ju premtoj Bashkim Kombëtar e t’ju sjell autonomi. As të premtoj zhvillim përrallor e të përfundojë më një urë 2 metërshe. Jo të premtoj rend e drejtësi për të përfunduar në vjedhje e kapje”, tha kreu i LDK-së.

Lëvizja Vetëvendosje ndryshe nga dy partitë opozitare, e ka çelur fushatën në Gjakovë. Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij u ndal gjatë te raportet me Serbinë, duke u shprehur se për fqinjin verior qeveria e tij e ka “edhe ushtrinë, edhe policinë, edhe dialogun”. “Koalicioni jonë i thotë atij (Presidentit të Serbisë) ashtu siç është ministër i Millosheviçit aparati shtetëror i të cilit nuk do të ketë vend sepse do ta ndjekim këmbë më këmbë e cep më cep në Republikën e pavarur e progresiste të Kosovës”, tha Kurti.

kosove
Foto 2 5 780x439 1
Screenshot 3 9 780x439 1
kurti gjakove 780x439 1
900 0 1736620101x472785609 1266441064641947 3902960839159039686 n 600x360 485
900 0 1736620087xfoto 4 3 2048x1366 849

Kosova LDK pdk zgjdhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.