Kreu i shtetit Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet në mbështetje të kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi për dorëzimin brenda afatit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.
Më sumë parti, më shumë zgjdhje të ndryshme për shqiptarët thotë Meta.
“Mbështes plotësisht thirrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi, drejtuar partive politike, për të dorëzuar brenda afateve listat e kandidatëve. Sa më shumë parti, sa më shumë zgjedhje të ndryshme për qytetarët, sa më shumë kandidatë me integritet të lartë moral e qytetar dhe të pakapur nga dekriminalizimi, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 prillit për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan ai.
