Klubi i Partizanit ka mbyllur merkaton e futbollistëve duke afruar dy elementë në rolet që kishte kërkuar trajneri Ilir Daja. Pas finalizimit të transferimit nga Bylisi të Donald Mëllugjës, siç ishte paralajmëruar nga VIP Sport, të kuqtë kanë bërë edhe dy lëvizje të tjera.
“SuperSport” bëri të ditur se të kuqtë kanë siguruar firmën e Edon Hasanit, kampion me Tiranën një vit më pare. Mesfushori ofensiv shkodran është kthyer në Shqipëri dhe është në fazën e riaftësimit pas nëj dëmtimi që ka pësuar. Kur të jetë përsëri në formë për të luajtur, ai do të bashkohet me të kuqtë, pasi është arritur akordi me të pas larigmit nga Keçiorenguçu në Turqi ku kishte firmosur në verë.
Suroriza e mërkatos ishte goditja e minutavë të fundit pë rtë përforcuar mbrojtjen. Partizani ka siguruar firmën e 23-vjeçarit Rorberto Dominguez, qendërmbrojtësit të Salvadorit. Ky i fundit, në sezonin e kaluar ka luajtur me skuadën e Bolivar ku sapo u transferua Armando Sadiku, ndërsa që tani regjistron 33 ndeshje të luajtura me fanëllen e përfaqësueses së vendit të tij.
