Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Partizani mund Erzenin në “Arenën e Demave”

19:36 / October 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
394724016 733186585517330 616809927103335251 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Demat e Kuq” të Partizanit kanë vijuar serinë e fitoreve radhazi në kampionat, teksa “viktima” e radhës në Kategorinë Superiore ishte skuadra e Erzenit, me këta të fundit që u mundën në “Arenën e Demave”, me rezultatin minimal, 1 me 2.

Sipari i golave u hap në minutën e 27’ të sfidës, ku pas një asistimi të Maguette, “bomberi” i sulmit, Tedi Cara dërgon topin në rrjetën e portierit Hasanbelli për të filluar festën e “Guerrilsave” të pranishëm në shkallët e stadiumit. Vetëm 20 minuta më vonë mesfushori i Erzenit, Amir Kahirmanovic del nga fusha me kartonin e kuq, duke i lehtësuar edhe më shumë punë “të kuqve” të teknikut Abilaliaj.

Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës vjen dhe spektakli, teksa fillimisht ishte i sapofuturi në lojë, Flavio Meçja, i cili barazoi shifrat në minutën e 64’-t të sfidës dhe në fundin e lojës, “bomberi” ganez, Alfred Mensah dërgon sërish topin në rrjetën e Hasanabellit, për të “vulosur” fitoren e “të kuqve”.

Falë këtyre 3 pikëve, Partizani vijon të jetë komod në vendin e 2-të të renditjes, me 17 pikë, 2 më pak se Egnatia kryesuese, por me një ndeshje më shumë për të luajtur, ndërsa në krahun tjetër, Erzeni mbetet në vendin e 7 të renditjes me 11 pikë.

Erzeni partizani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.