Thashethemet se Jonida Maliqi është në një lidhje me Romeo Veshajn dhe Bora me vëllain e tij binjak Donaldin duket se po përforcohen gjithnjë e më shumë.
Aktorët e humorit dhe dy prej vajzave të njohura të ekranit dhe muzikës shqiptare janë parë sërish të katërt, dhe këtë herë në një restorant në Tiranë, në një foto të botuar nga Pamfleti.
Kujtojmë që javën e shkuar ata kanë qenë të katërt në një dasmë të mikut të tyre.
Jonida Maliqi e konfirmoi tërthorazi lidhjen me Romeo Veshajn, Bora Zemani nuk e ka konfirmuar edhe me zë të lartë lidhjen me vëllanë e tij binjak, Donaldin. Gjithësesi gjithçka ia lëmë kohës.

