Njjë tjetër grua u vra nga krahët e një burri kriminel. 41-vjeçarja shqiptare Gjeorgjia Murati u masakrua me thikë nga partneri i saj që tentoi më pas të fshihte ngjarjen. Murati ishte në muajin e 3-të të shtatzënisë me partnerin që i mori jetën, ndërsa po ashtu kishte edhe një djalë nga një lidhje e mëparshme.
Autori i krimit e ka vrarë atë me thikë, duke e goditur tre herë dhe më pas e ka transportuar me një mjet drejt në një tokë bujqësore, ku e ka groposur për ta fshehur. Për këtë ai është ndihmuar edhe një mik i tij. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve, ku ishte ai që e shpalli atë të humbur, duke dalë madje dhe në media e duke folur për situatën në të cilën ndodhej dhe shqetësimin që kishte për fatin e saj.
Ka qenë shoku i tij ai që ka rrëfyer ngjarjen dhe ka çuar policinë drejt vendit ku ishte fshehur trupi i 41-vjeçares, ndërsa vetë partneri i saj ka deklaruar se nuk e ka vrara ai, por fajin ia ka hedhur shokut të tij. Policia ka nisur hetimet sakaq, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje që ka tronditur Selanikun, teksa shkaku nuk dihet ende, por dyshohet se mund të lidhet me konflikte për çështje parash.
