Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Pas 100 vitesh Burreli do të jetë një qytet modern, nis rehabilitimi i sheshit “Ahmet Zogu” (Foto)

16:11 / February 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
321982936 581970046797428 6762302750322571030 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një projekt i ri dhe modern do të nisë zbatimin së shpejti në qytetin e Burrelit. Sheshi “Ahmet Zogu” do të jetë një tjetër investim i bukur, bashkëkohor, funksional, ashtu si Sheshi “Kastriotët” dhe Parku “Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”.

Arkitektë të bashkisë Mat shprehen se sheshi në qendër të qytetit do të ketë pamjen e shqiponjës dhe do të jetë i veçantë.

Kryebashkiaku Agron Malaj poston disa foto në llogarinë e tij, në rrjetet sociale, ku publikon disa foto dhe sqaron se: “Kështu do të jetë pamja e Sheshit “Ahmet Zogu” në fund të punimeve të cilat nisin këto javë.”

328960068 1549569282195299 4344124876417390675 n

Malaj thotë se do të ketë gjelbërim dhe pemë dekoratike, lulishte të konceptuar për të gjitha grupmoshat, hapësira të bollshme pushimi, ambjente çlodhëse dhe sociale.

“Me rehabilitimin e Sheshit “Ahmet Zogu”, dhe me punën që ka përfunduar në Parkun “Gerladinë”, banorëve të Burrelit u krijohen dy hapësira të bukura dhe funksionale për tu shijuar. Qyteti ynë meriton më të mirën”, shkruan Agron Malaj.

328990896 1337314097122834 5866691036243985546 n
328259468 719642429807664 7069716255354717966 n
328956247 727116685427404 7902085046851689119 n

Mësohet se në vitet e para të themelimit të qytetit, pikërisht në këtë shesh, kalonte një përrua, i cili mblidhte ujërat e gjithë territorit dhe pastaj derdheshin në lumin Mat.

Vitin e kaluar Burreli festoi 100 vjetorin e krijimit si Njësi Administrative. Ky qytet, në “kërthizë” të Matit, ka pësuar ndryshime të mëdha. Në vitet e para të shekullit të kaluar ishte një fshat, i rrethuar me pyje, me pak shtëpi banimi, me disa fise autokton.

Në vitet ’50-të qyteti i Burrelit nisi të “rritej”, të ndërtoheshin pallate dhe të ngriheshin disa ndërmarrje shtetërore. Vepra kryesore, Uzina e Ferrokromit mori jetë në vitet ’80-të.

Nëse Parku “Garaldinë” u formësua nga Mbretëresha rreth vitit 1930, qendra nuk ndryshoi shumë.

Vite më parë, falë bujarisë së legalistëve matjanë, në sheshin kryesor u ngrit shtatorja e Mbretit Ahmet Zogu. Autoritetet e kohës e sistemuan sheshin me pllaka betoni, ndërkohë askush nuk mendoi për pemë, lule, stola, kosha, etj.

329002847 1394117684734408 8158693692247803712 n
329089164 740816167309671 7273217774492691661 n
328957108 1229873920962340 3613860909916163870 n

Ahmet Zogu bashkia mat sheshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

12:25 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.