Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në Luksemburg: E ardhmja evropiane e Shqipërisë jo më aspiratë

14:38 / April 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama është rrugës drejt Luksemburgut për çeljen e grup-kapitullit të dytë të negociatave Shqipëri-Bashkimi Evropian. Ai ka ndarë një video në rrjetet e tij sociale, në rubrikën “Çkemi ndo1 të re”, nga ku nuk munguan dhe ironitë ndaj opozitës.

Rama cilësoi fillimisht se opozita (që e quan kënetë), u shpreh se Shqipëria nuk do mund të hapë më grupkapituj të tjerë, por se sot kreu i qeverisë po ecen drejt “stacionit të radhës”, që thekson synimin e Partisë Socialiste për anëtarësimin e vendit tonë në unionin evropian.

“Po si thanë kuat-kuat-kuat të kënetës? Nuk ka më hapje kapitujsh, iku kjo punë e bllokoi BE-ja narkoshtetin, se vetë bufi shkoi në Evropë me Dulën, e as darkë nuk i dhanë narko-kryeministrit. E pra, ja ku jam, rrugës nga Brukseli drejt Luksemburgut, ku sot pasdite hapet grupkapitulli i tretë i negociatave me Bashkimin Evropian.

Si një tjetër dëshmi kokëfortë se ne po ecim pa u ndalur, majës së Shqipërisë 2030, si zonjë në sallonin kryesor të Bashkimit Evropian. Ky sot është një tjetër stacion, që konfirmon se vetëm ne e dimë këtë rrugë dhe sot jemi një hap tjetër më pranë objektivit tonë madhor, mbyllja e negociatave të anëtarësimit, brenda vitit 2027.

Ky është një objektiv shumë ambicioz, e plotësisht i arritshëm, vetëm nëse ne qendrojmë bashkë pa humbur asnjë minutë, lidhur dorë për dore dhe vazhdojmë me të njëtin përkushtim, seriozitet dhe unitet kombëtar në këtë rrugëtim historik. E ardhmja evropiane e Shqipërisë nuk është më një aspiratë.

Është një proces që po ecën përpara drejt portës së hapur për ne, si asnjëherë më parë. Ky është momenti ynë. Zoti e desh që fati evropian i Shqipërisë të jetë sot në dorën tonë. Le ta fitojmë së bashku bastin historik të Shqipërisë, me Evropën, e të Evropës me Shqipërinë”.

BE EU Luksemburg Rama Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026

Zbuluan kontrollin e qelizave nervore me dritë, 3 shkencëtarë fitojnë Nobelin në mjekësi

13:03 / October 5, 2026

Taulant Balla: Do miratojmë reformën territoriale, na duhen bashki të forta

12:45 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.