Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pas 12 orë tension, përplasje dhe gaz lotsjellës Budina apelon: Shihemi nesër në 16:30! PD-LSI: Do jemi dhe ne në shesh

23:58 / May 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edmond Budina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shihemi nesër në 16:30″! Me këtë fjali të regjisorit Robert Budina është mbyllur protesta prej më shumë se 12 orësh e artistëve, qytetarëve dhe politikanëve që u rreshtuan hapur kundër shembjes së Teatrit. Protesta do të vijojë ditën e nesërme në orën 16:30 para Ministrisë së Brendshme, kundër policëve me kauzën e re të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit “kundër vrasjes që qytetarëve”, pasi akuzojnë efektivët blu se kanë nisur shembjen kur brenda godinës ka pasur njerëz. Edhe pse godina e Teatrit Kombëtar u shemb, ato e quajnë një fitore gjithçka ndodh këtë të dielë, pasi sipas tyre nxorrën në pah “fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie që ka qëllime mafioze”.

12 orë protestë u shoqërua ne përplasje, tension me policinë, të shoqëruar në Komisariate, mes tyre qytetarë, artist dhe përfaqësues politik, si Neritan Liçaj, Rebert Budina, 3 ish-deputetët e LSI, Silva Caka, Floida Kërpaçi dhe Endrit Brahimllari, kryetarja Monika Kryemadhi, kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, dhe gazetari Alfred Lela. Media solli video nga momenti shoqërimit të tij, që tentoi të pengonte shoqërimin e ish-deputetes së LSI-së Silva Caka. Ata tentuan të marrin barrierat metalike për t’i larguar dhe çarë rrethimin e policisë. I menjëhershëm ka qene reagimi i forcave të rendit duke ndërhyrë dhe larguar qytetarët. Policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. 

Aty kur u duk se situata po shkonte drejt normalitetit, pasdite rreth orës 16:00, nisi vala e dytë e përplasjes. Disa të rinj u shoqëruan në Komisariat pasi bllokuan për disa minuta rrugën përballë Ministrisë së Financave.  Kjo u bë shkak për rindezjen e tensionit mes qytetarëve dhe policisë, të cilëve iu bashkuan më pas edhe eksponentë të forcave opozitare. Në fillim mbërriti kryetarja e LS-së, Monika Kryemadhi, e cila u ul këmbëkryq në rrugë në shenjë solidarizimi me të rinjtë, ku nuk i kurseu akuzat për gazetarët dhe mediat, e ndërsa nga fjalimi i saj, spikati deklarata “do ia ha veshin Ramës”. Disa minuta më vonë mbërritur kreu i PD-së, Lulzim Basha që iu bashkua në rrugë Kryemadhit, ku me një gjuhë më diplomate, iu bëri thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës. 

16.30 Budina neser shihemi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.