Pas ndarjes së bujshme nga këngëtari i njohur Zayn Malik, modelja Gigi Hadid zgjodhi për një kohë të gjatë të mos frekuentohej me asnjë mashkull, derisa doli në skenë aktori Tyler Cameron. Modelja vendosi t’i jepte një mundësi pasi mes tyre lindi një ndjenjë pëlqimi dhe interesi.
Dyshja janë fotografuar disa herë bashkë, madje kanë qenë të pranishëm në evente të rëndësishme të jetës së tyre. Por siç ndodh zakonisht me romancat që nisin ashtu papritur, edhe romanca mes Gigit dhe Tylerit duket se ka përfunduar.
Burime pranë çiftit treguan për “Entertainment Tonight” se ato i kanë dhënë fund lidhjes vetëm pas dy muajsh që shoqëroheshin me njëri-tjetrin. Kjo ndarje ka ardhur menjëherë pasi Tyleri gjatë një interviste, i pyetur nëse ishte i lirë për femrat, u shpreh se mund të ishte single. Edhe më parë aktori i është referuar Gigit si ‘mikeshë’ pa dashur të thotë asgjë më shumë.
