Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas 21 tetori s’ka më gjoba për “xhamat e zinj”, ja s mund t’i certifikoni tani

20:27 / October 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhja jep lajmin e shumëpritur nga të gjithë drejtuesit e mjeteve. Sipas Gonxhes, nga 21 tetori merr fund stresi 30 vjeçar për xhamat e errësuar apo siç quhen rëndom ‘xhamat e zinj’ pasi nuk do të ketë më penalizime.

“Tjetër LAJM I MIRË për qytetarët! Merr zgjidhje një shqetësim për gjithë drejtuesit e mjeteve! Pas dëgjesave dhe konsultimit të praktikës ndërkombëtare, DPSHTRR propozoi rregullimin nënligjor dhe MIE miratoi Udhëzimin Nr. 5, dt. 07.10.2019 “Për miratimin dhe certifikimin e xhamave të errësuar me materiale të fabrikuara dhe të homologuara nga prodhuesi, për përdorimin e tyre në autovetura”, shkruan kreu i DPSHTRR.

Me udhëzimin e ri, të gjithë qytetarët që drejtojnë apo posedojnë mjete me xhama të zinj apo dhe që dëshirojnë t’i errësojnë vetë, mund të informohen në drejtoritë rajonale apo dhe në faqen online të DPSHTRR për normën dhe cilësinë e errësimit, në përputhje me rregullat ndërkombëtare.

“DPSHTRR ngarkohet për hartimin e rregullores përkatëse të shërbimit më të ri, që do nisë nga 21 Tetori 2019 pranë gjithë drejtorive rajonale e shoqëruar me info e orientime online që do pasqyrohen në www.dpshtrr.gov.al në ditët në vijim! Merr fund një stres 30 vjeçar – me xham, pa xham, e ke s’e ke!  E drejta për të errësuar xhamat e autoveturave zyrtarizohet dhe bazohet mbi kritere cilësie e sigurie në përputhje me dispozitat ndërkombëtare”, shkruan më tej kreu i këtij institucioni, Blendi Gonxhja. 

xhamat e zinj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë përhapjen në zona të tjera

16:40 / August 4, 2026

Dy shqiptarë të RMV, non grata në Shqipëri – Frrok Çupi: VV e “Vlen” nxisin përçarje. Protesta? Qytetarët janë mashtruar

15:37 / August 4, 2026

U shpall non grata, Valon Bela: Vendim i marrë në sinkron nga Rama dhe Vuçiç

14:58 / August 4, 2026

“Altin Dumani i paditur për shpifje”, SPAK konfirmon lajmin e mediave italiane

14:40 / August 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.