Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas 29 vitesh thyhet armëpushimi në një nga territoret më të kontestuara në botë

21:55 / November 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sahara
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një armëpushim që ka zgjatur 29 vjet, edhe pse me incidente të ndryshme gjatë gjithë kohës, ka përfunduar tashmë, për më shumë në një nga zonat më të mëdha të kontestuara në botë.

Diçka që nuk habit, në vitin 2020, edhe pse shkaku në këtë rast nuk është pandemia po manovrat ushtarake që Maroku po zhvillon në Sahara Perëndimore.

Territori, më i madh se Britania e Madhe, është nga zonat më të vështira për mbijetesën, me shkretëtirën që mbulon pjesën më të madhe të tij.

Koloni spanjolle deri në vitin 1976, Sahara Perëndimore u bë i njohur nga opinioni publik për konfliktin midis Marokut që aktualisht kontrollon rreth 75% të  territorit, veçanërisht ato bregdetare, dhe Frontin e Polisarios, të përfaqësuar nga banorët lokalë që pretendojnë pavarësinë.

Në vitin 1991 pas një konflikti të përgjakshëm, palët arritën një armëpushim, ku Polisario është tërhequr në zonat lindore.  Por ky armëpushim tashmë është i tejkaluar, siç ka deklaruar lideri i Polisarios, Brahim Ghali, që ka quajtur provokim manovrat ushtarake marokene. Burime afër rebelëve thonë sulme kanë filluar që tani, “me humbje jete dhe shkatërrim të planeve ushtarake marokene”.

OKB-ja, që në atë zonë ka një kontingjent paqeruajtësish me misionin MINURSO, po tenton të ndërmjetësoi midis palëve, për mos ta bërë edhe më të nxehtë atë pjesë të shkretëtirës afrikane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

KIABI zgjeron praninë në Shqipëri/ Pas TEG, marka franceze hap në QTU dyqanin e parë “Full Family”

16:23 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.