Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pas 5 ditësh mungesë, rishfaqet Basha në Kavajë: Po ngrihemi për t’i dhënë fund shtetit grabitqar

16:30 / January 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
51463832 345781272929102 2223466300980592640 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas 5 ditësh mungesë në ekranet shqiptare dhe në PD, Lulzim Basha është shfaqur sërish. Nga Kavaja, prej ku nisi turin e takimeve me të rinj e qytetarë të Shqipërisë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se opozita po ngrihet për t’i dhënë fund një shteti grabitqar dhe për të ndërtuar një tjetër kontratë sociale me popullin.

“Edi Rama vazhdon të detyrojë prindërit tuaj që të paguajnë taksat më të larta në Europë. Për shkak të këtyre taksave, paguajnë karburantin më të lartë në Europë, paguajnë energjinë më të lartë në rajon. Për shkak të taksave mbyllen 50 biznese në ditë. 50 kryefamiljarë që dalin në mes të rrugës. Këto taksa nuk përdoren për përmirësimin e cilësisë së arsimit. Për të përmirësuar cilësinë e kopshteve, shkollave, apo për të siguruar një arsim cilësor universitar”, u shpreh Basha.

Këto taksa, sipas tij, në vend që të shkojnë për të lehtësuar kushtet e qytetarëve dhe për të mundësuar një arsim cilësor, “vidhen dhe shpërdorohen nga 3 apo 4 duar që fitojnë PPP-të e famshme”.

“Një shtet që nuk bën ligje për të vjedhur qytetarët, por për t’i shërbyer çdo qytetari. Po ngrihemi për t’i dhënë fund një shteti grabitqar, dhe për të ndërtuar një tjetër kontratë sociale me të gjithë shqiptarët që duan atdheun e tyre, vendin e tyre”, tha Basha, i cili vlerësoi pritjen e jashtëzakonshme nga të rinjtë në Kavajë.

Kavaje Lulzim Basha PARTIA DEMOKRATIKE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.