Moderatori i njohur televiziv Hermes Nikaj vazhdon të jetë në masën e sigurise ‘arrest shtëpie’ që prej 5 muajsh, teksa fundvitin e kaluar u ndalua në një dhomë hoteli, me një sipërmarrës të njohur nga Laci.
Së fundmi, Hermes është paraqitur në Prokurori ku iu komunikua nga prokurorët e çështjes mbyllja e hetimeve. Thuhet se janë thirrur për të dëshmuar disa nga mikeshat e gazetarit, edhe disa femra që janë figura publike.
Nuk dihet edhe sa mund të zgjasë kjo masë dënimi për të qëndruar në shtëpi për Nikajn.
Ende nuk kemi një deklarate nga vetë Hermes për këtë çështje, por ai gjatë gjithë kohës i ka mohuar akuzat e ngritura duke u shprehur se është i pafajshëm.
Sa për çështjen gjyqësore flitet nga përfaqësuesit ligjore të 26-vjeçarit se do të kërkojnë rivlerësimin e masës së sigurisë dhe kalimin në ‘detyrim me paraqitje’.
Avokati i Hermes, Perlat Kocillari e ka mbrojtur me argumentin se marrëdhëniet seksuale kryheshin me dëshirën e kujtdo dhe se klienti i tij Nikaj nuk ka lidhje me asgjë që është e paligjshme.
