Një burrë në Britani ka shprehur gjithë lehtësimin e tij pas një operacioni që i vendosi organin gjenital në vendin e duhur sepse për 6 vite me radhë e kishte patur në krahun e tij.
Malcolm MacDonald përjetoi një incident të tmerrshëm në vitin 2010 sepse penisi i tij ra në tualet për shkak të një infeksioni në gjak. Më në fund, 47-vjeçari iu nënshtrua një operacioni që zgjati 9 orë që i dha fund makthit të tij.
Në vitin 2015, mjekët ‘ndërtuan’ një organ gjenital që do t’i vendosej në pjesën e legenit, por mungesa e oksigjenit në gjakun e Malcolm, krijoi një kthesë të ngjarjes. Si fillim, duhej që të vendosej në krahun e tij ku do të lidhej me disa enë gjaku.
“Ndihem si një burrë i vërtetë sërish”, tha Malcolm. Për shkak se organi është krijuar nga mishi në krahun e tij, ai do të jetë në gjendje edhe të ndiejë. Gradualisht, mund t’i rikthehet normalitetit edhe në marrëdhëniet intime sepse një pompë në skrotum do ta furnizojë me një solucion.
Ndërhyrja kirurgjikale e 47-vjeçarit ishte planifikuar të kryhej më herët, por u shty për shkak të vonimit të procedurave spitalore dhe pandemisë.