Thëllëza e Agim Alushaj u martuan në vitin 1991. Thëllëza pati 7 dështime njëra pas tjetrës.
E vrarë në shpirt dhe me dëshirën për t’u bërë nënë Thelleza më në fund sjell në jetë një vajzë më 16 mars të vitit 1999. Pas kësaj Thëllëza kalon në vdekje klinike për 3 dite. Kur nëna duhet të kishte në krah fëmijën ajo gjendej në reaminacionin e maternitetin të Vlorës.
Thëllëza përmendet dhe bashkë me Agimin ngjiten në katin e dytë përtej dritares e shohin vajzën e tyre. Ritual të cilin e bënin disa herë me radhë. Por mjeket vendosin që Thëllëzën ta dërgojnë në Sanatoriumin e Tiranë për kurim. Agimi e shoqëron dhe me t’u kthyer nga Tirana shkon për të parë foshnjën, aty ku mjeku e tregon se vajza kishte ndërruar jetë, por nuk iu dhanë asnjë dokument.
Familja dyshon se mjekët e kanë çuar vajzën në befotrof dhe më pas nga aty është birësuar.