Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pas akuzave të forta, Guterres shtrëngon duart me Lavrov para takimit me dyer të mbyllura

23:52 / April 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lavrov
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, pas deklaratave të forta që bëri gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit. Ata shtrënguan duart me njëri-tjetrin për një foto para takimit që u zhvillua me dyer të mbyllura.

Guterres denoncoi shkatërrimin e shkaktuar nga pushtimi i Moskës në Ukrainë gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit të kryesuar nga Lavrov. Ai është në krye të presidencës së radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Tensionet midis fuqive të mëdha janë në nivelet më të larta historike. Kështu janë edhe rreziqet e konfliktit nëpërmjet fatkeqësive apo llogaritjeve të gabuara Shkelja e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe i së drejtës ndërkombëtare, po shkakton vuajtje dhe shkatërrime masive për vendin e popullin e tij. Njëkohësisht po i shton problemet ekonomike globale të shkaktuara nga pandemia Covid-19”, tha Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Moska është nën sulm të ashpër në Kombet e Bashkuara për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës, ndërsa ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi se bota ishte në një prag të rrezikshëm.

Një zëdhënës i OKB-së raportoi se Guterres i dorëzoi Lavrov një letër presidentit rus Vladimir Putin ku propozonte mënyra për të përmirësuar marrëveshjen e grurit.

guterres lavrov Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.