Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Pas Alqi Bllakos, Jorida Tabaku kërkon dhe “kokën” e Armando Subashit

12:04 / March 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka reaguar pas urdhër arresteve të lëshuar nga SPAK për disa të përfshirë në çështjen e inceneratorëve. Ajo i ka përshëndetur arrestimet nga SPAK megjithatë, Tabaku thekson se kjo nuk është e mjaftueshme.

Gjatë një konference të dhënë për mediat nga Kuvendi, kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët tha se SPAK duhet të tregojë guxim edhe për njerëzit me pushtet.

“Është një ditë e mirë për tu përshëndetur. Por në gjykimin tonë nuk është e mjaftueshme. Kemi pasur një hap përpara në çështjen e hetimit, por ky hap përpara nuk është i mjaftueshëm.

Pas një pune 4 mujore të komisionit, por edhe pas denoncimeve dhe kallëzimeve të PD, pas një raporti 120 faqesh, të cilat tregojnë lidhjen shkak pasojë, me përfshirjen e direkte të kryeministrit, ministrave, të kryetarëve të bashkive, dhe sekretarëve të përgjithshëm si dhe në vijim të thirrje sonë. SPKA ka reaguar duke arrestuar disa zyrtarë.

Shqiptarët presin që SPAK të tregojë guxim dhe të reagojë edhe ndaj njerëzve me pushtet. Kemi pritur që SPAK të kalojë përtej pushtetit politik .

Pra përgjegjësitë e këtyre individëve nuk janë të ndara. Në inceneratoerin e Fierit që të jetë e plotë me përgjegjësi të plotë duhet njëkohësisht dhe sipas kallëzimit që PD ka bërë të vazhdohet dhe me shtetasin Armando Subashi”, tha Tabaku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.