Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas anulimit të filmit vizatimor, reagon PD: Heronjtë e fëmijëve duhet të jenë Skënderbeu, Nënë Tereza dhe jo personazhet gay

17:08 / November 25, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ghmgh 1164933 1669181626
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar për shfaqjen e filmit vizatimor “Strange World”, ku personazhet kryesorë janë dy djem të vegjël, që dashurohen me njëri tjetrin.

Pas anulimit të kësaj shfaqje nga një nga kinematë e qytetit, ka ardhur dhe regimi i PD-së, ku ka qenë sekretari për të Drejtat e Njeriut, i cili u ka bërë thirrje prindërve dhe mësuesve që të denoncojnë çdo përpjekje për t’i dhënë legalitet helmit që shpërndahet përmes filmave dhe formave të ndryshme të propagandës nëpër shkollat tona publike dhe private.

Sipas tij propagandës “Soriosiane” me “Prindër 1” dhe “Prindër 2” po i vjen fundi dhe se nuk duhen cënuar vlerat themelore të familjes.

Ai thekson se PD kundërshon çdo lloj propagande të llojit sorosian që promovon “Prindin 1” dhe “Prindin 2”, apo që “të jesh gay është gjëja më normale e mundshme”, “që heronjtë e fëmijëve tanë të jenë gay”, e të tjera devijime kundër familjes tradicionale dhe Krijuesit.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike, si parti e vlerave konservatore, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbrojtje të familjes tradicionale, ne jemi të vendosur të kundërshtojmë çdo lloj propagande të llojit sorosian që promovon “Prindin 1” dhe “Prindin 2”, apo që “të jesh gay është gjëja më normale e mundshme”, “që heronjtë e fëmijëve tanë të jenë gay”, e të tjera devijime kundër familjes tradicionale dhe Krijuesit.

Në cilësinë e Sekretarit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike u bëj apel prindërve dhe mësuesve që të denoncojnë çdo përpjekje për t’i dhënë legalitet helmit që shpërndahet përmes filmave dhe formave të ndryshme të propagandës nëpër shkollat tona publike dhe private.

Siç po ndodh këto ditë me filmin “Strange Ëorld”, përkthyer në shqip me titullin “Botë e Mrekullueshme”, që po shfaqet në Kinema Millenium prej disa ditësh.

Heronjtë e fëmijëve tanë, janë dhe duhet të jenë Skënderbeu, Nënë Tereza, Ismail Qemali e plot të tjerë, dhe jo përsonazhet gay të filmit “Botë e mrekullueshme”.

Gjej rast të falenderoj dhe të shpreh solidaritet dhe mbështetje të plotë me “Koalicionin Shqiptarët Pro Familjes dhe Jetës”, si edhe organizatave të tjera të shoqërisë civile që kundërshtojnë me forcë promovimin dhe legalizimin e kësaj propagande, e cila po përpiqet të helmojë njërën prej shtyllave më të forta të shoqërisë shqiptare, Familjen.

Dërgatës së Xhorxh Sorosit në krye të qeverisë shqiptare dhe të Bashkisë së Tiranës po i vjen fundi, ndaj edhe një herë ju bëj thirrje prindërve dhe edukatorëve të denoncojnë pranë Sekretariatit për të Drejtat e Njeriut cdo akt që nxit, inkurajon apo promovon devijimet nga normaliteti, që cënon parimet themelore të familjes, kolonës që ka siguruar mbijetesën historike të kombit tonë.

Ju faleminderit

“Strange World”
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, ministri Toni Gogu kthen përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt/ Inspektim për të gjitha lëvizjet në burgje

12:00 / October 30, 2026

Kaosi në Kuvend/ “Etika” ndëshkon Sali Berishën dhe pesë deputetë të tjerë të PD-së

11:52 / October 30, 2026

Celibashi kërkon gjoba për 13 parti politike, 7.5 milionë lekë sanksione për shkeljet në financimin e fushatës së 11 majit

11:21 / October 30, 2026

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

11:00 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.