“Big Brother VIP” është këtu: Për disa orë do të mund të ndjekim reality-shown, që shqiptarët e kanë pritur kaq shumë. Në orët e fundit, produksioni ka zbuluar disa detaje të reja.
Më herët u konfirmua zyrtarisht emri i konkurrentes së parë që është pjesë e programit. Bëhet fjalë për aktoren e njohur Arjola Demiri, emri i të cilës është përfolur prej javësh në mediat rozë.
Mirëpo, pas saj, produksioni ka zbuluar një tjetër emër. Lori Hoxha, producentja e “Big Brother VIP”, ka treguar se banori i dytë që do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, është balerini Ilir Shaqiri. Prej vitesh ai jeton dhe punon në Itali, mirëpo shumica prej nesh e mban mend nga “Dancing with the Stars”, ku ai ka qenë pjesë e jurisë.

