Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pas atentateve për vrasje ndaj Donald Trump, reagon ish-zonja e parë e SHBA-së

20:45 / September 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
donald melania trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, gjatë një interviste ka treguar sesi Donald Trump i mbijetoji mrekullisht dy tentativave për vrasje. Melania tha se ishte në New York kur, më 13 korrik, ish-presidenti u qëllua gjatë një mitingu fushatës në Butler, Pensilvani.
“Vrapova drejt televizorit dhe ktheva xhirimin. E shikova. Unë u vonova vetëm disa minuta (…), por kur e pashë këtë (…) askush nuk e dinte ende”, tha ajo.

Ajo u shpreh se personi i armatosur u vra pak më pas dhe Donald Trump pësoi një lëndim të lehtë në vesh. Gjithashtu Melania Trump ka falënderuar agjentët e Shërbimit Sekret të ngarkuar me mbrojtjen e Donald Trump, duke i quajtur ata “fantastikë” pavarësisht kritikave për masat e sigurisë të marra gjatë tubimit.
Ish-Zonja e Parë iu referua edhe atentatit të dytë ndaj republikanit, në fushën e tij të golfit në Florida, më 15 shtator.

Megjithatë gratë e politikanëve në përgjithësi luajnë një rol të spikatur në gjurmët e fushatës, por Melania Trump i ka shmangur tubimet e burrit të saj, duke nxitur spekulime për marrëdhënien e tyre.

Ish-modelja sllovene, 54 vjeç, mungoi gjithashtu në seancat dëgjimore në gjyqin e Donald Trump në New York në pranverë, në fund të së cilës ai u shpall fajtor për falsifikimin e dokumenteve. Ditët e fundit, Melania Trump ka postuar një sërë videosh në rrjetet sociale. Në një prej tyre ajo duket se thotë se mediat nuk flasin sa duhet për atentatin ndaj ish-presidentit 78-vjeçar.

“Sidomos kur dëgjojmë lidershipin e partisë kundërshtare dhe mediat kryesore që e përshkruan atë si një kërcënim për demokracinë, duke i dhënë epitete të ndyra (…). Kjo duhet të ndalet. Vendi duhet të jetë i bashkuar”, tha Melania.

atentati Donald Trump Melania Trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.