Këngëtari i njohur Alban Skënderaj është padiskutim një nga artistët më të preferuar të publikut shqiptarë, të cilit ai i ka dhuruar mjaft emocione dhe këngë të bukura. Ai gjithashtu ka bërë dhe një sërë bashkëpunimesh të susksesshme me artistë të tjerë të njohur në vend, ku një ndër ta është edhe Capital T me të cilin do të sjellë një tjetër projekt së shpejti.
Burime për Prive bëjnë me dije se klipi i tyre do të xhirohet brenda pak ditësh.
Kujtojmë se ky projekt nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, pasi në vitin 2013, Albani dhe Capital T sollën këngën “Një ëndërr” e cila hyri në zemrat e të gjithëve dhe vazhdon ende e sot të mbetet hit. duke numëruar miliona klikime në Youtube. Me siguri, edhe kënga që ata po planifikojnë të sjellin do të jetë padyshim një perlë.
