Ende pa nisur “Sanremo” po përballet me probleme këtë edicion. Siç ishte bërë e ditur këtë vit festivalin prestigjioz do e prezantojnë 10 femra të suksesshme, mes tyre Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Alketa Vejsiu etj. Dy ditë më parë Monica Bellucci gjatë një konference për shtyp njoftoi se nuk do të jetë pjesë e festivalit.
Ndërsa sot një tjetër emër i njohur ka hequr dorë. Mediat italiane shkruajnë se partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez nuk është e kënaqur nga pagesa dhe mund të mos e shohim në skenën e Sanremos.
Giorgina është shprehur se nuk i mjaftojnë 20-25 mijë euro dhe kërkon nga drejtuesit 140 mijë euro. Nga ana tjetër drejtuesit nuk kanë rënë dakort ta paguajnë Georginën më shumë se vajzat e tjera.