Presidenti i Federatës së Futbollit Armando Duka mblodhi sot Komitetin Ekzekutiv.
Në këtë mbledhje u vendos zhvillimi i Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme për miratimin e statutit të ri të FSHF sipas modelit të FIFA-s, e cila do të mbahet në 18 dhjetor 2020. Por sikurse e shihni, si gjatë mbledhjes, ashtu dhe në fushën e blertë ku nuk mungoi edhe një foto e përbashkët, asnjë prej tyre nuk ka maskë. E njëjta gjë edhe në takimin me përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Janë me qindra qytetarë të cilët po gjobiten nga policia, madje disa prej tyre janë shoqëruar edhe në komisariat, ndërkohë që drejtuesit e futbollit në Shqipëri dhe kreu i FSHF-së sfidojnë hapur institucionet e shtetit.




