Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas Bushatit e Xhaferrajt nuk kandidojnë as Doda, Bano e Koliqi

21:16 / February 19, 20253 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Doda1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Jo vetëm Helidon Bushati dhe Ferdinand Xhaferraj. Listës së deputetëve që kanë refuzuar procesin e primareve, përmes të cilave Sali Berisha do të zgjedhë kandidatët për deputetë i janë shtuar edhe të tjerë ligjvënës të grupit parlamentar demokrat. 

Media ka mësuar se veç Bushatit e Xhaferrajt, nga grupi aktual i deputetëve nuk do të futen në primare as deputeti i qarkut të Tiranës Petrit Doda, Eralda Bano e Fierit e Emilja Koliqi e Shkodrës. Me gjasë, as deputetja Oriela Nebijaj, e cila ndonëse është afruar në PD, nuk do të jetë në garën e primareve. 

Jashtë primareve, por jo listave të kandidatëve për deputetë janë edhe 13 ligjvënës të tjerë të grupit parlamentar të PD. Kjo pasi krahas Berishës, Flamur Nokës e Edi Palokës që drejtojnë fushatën në të gjithë vendin, të tjerëve u është besuar drejtimi politik i qarqeve. Ata do të jenë në zonën e sigurt të listave, duke siguruar një mandat të radhës parlamentar. 

Garës së primareve do t’i nënshtrohen rreth 20 deputetë aktualë të PD-së, bashkë me rreth 300 emra të tjerë që kanë shprehur kandidaturën për t’u futur në primare.

Mes këtyre 300 emrave, surprizë është kandidimi i disa figurave të reja që synojnë të jenë përfaqësuesit e PD në parlament si Andi Mustafaj, Nikola Kedhi, Ish gjenerali Pirro Ahmetaj, avokati Përparim Çaça, apo Drejtoresha e Komunikimit në PD Floriana Garo. Por, në primaret e Berishës kandidojnë edhe emra si Gjin Gjoni, ish-gjyqtari sheik që shmangu vettingun. Primaret në PD do të mbahen më 1 mars. Garuesit duhet të kalojnë një kuotë minimale votash, për të kaluar testin e parë, e më pas do të jenë kryesia që do të vulosë në bazë të kontributit politik listën finale.

DEPUTETËT QË S’DO MARRIN PJESË NË GARËN E PRIMAREVE

-Helidon Bushati 
-Ferdinand Xhaferraj 
-Petrit Doda 
-Eralda Bano 
-Emilia Koliqi 
-Oriela Nebijaj? 

DEPUTETËT QË NUK FUTEN NË PRIMARE PASI JANË DREJTUES POLITIKË

-Sali Berisha Kryetar Partie 
-Flamur Noka Drejtues Fushate 
-Edi Paloka Drejtues fushate
-Albana Vokshi kryetare e Forumit të Gruas 
-Oerd Bylykbashi Drejtues politik Durrës 
-Gazment Bardhi Drejtues politik Fier 
-Agron Gjekmarkaj Drejtues Politik Lezhë 
-Flamur Hoxha Drejtues Politik Kukës 
-Xhelal Mziu Drejtues Politik Dibër 
-Tomor Alizoti Drejtues Politik Elbasan 
-Tritan Shehu Drejtues Politik Gjirokastër 
-Bujar Leskaj Drejtues Politik Vlorë 
-Ina Zhupa Drejtuese Politike Vlorë (Për Sarandën)

DEPUTETËT QË PRITET T’I NËNSHTROHEN PRIMAREVE

-Jorida Tabaku 
-Andia Ulliri 
-Kasem Mahmutaj 
-Dhurata Çupi 
-Kreshnik Çollaku 
-Dashnor Sula 
-Lefter Gështenja 
-Zheni Gjergji 
-Ilda Dhori 
-Luan Baçi 
-Saimir Korreshi 
-Bledion Nallbati 
-Sorina Koti 
-Edmond Spaho 
-Elda Hoti 
-Kastriot Piroli 
-Lindita Metaliaj 
-Isuf Çelaj 
-Greta Bardeli 
-Ramadan Likaj

Bushati doda koliqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ambasadorja shqiptare në Izrael: Armëpushimi me Iranin ka rikthyer normalitetin

22:27 / June 24, 2025

Sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet

22:10 / June 24, 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump mbërrin në Amsterdam për samitin e NATO-s

21:40 / June 24, 2025

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Investimi i 5% në mbrojtje do të na bëjë më të fortë

21:00 / June 24, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.