Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas Chat GPT të Mira Muratit, Rama zbulon bashkëpunimin me një tjetër shqiptare: Do prodhojmë makina për shtetin

17:48 / January 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama Puca 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas bashkëpunimit me shqiptaren e Chat GPT Mira Murati, kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria ka gati një projekt për të prodhuar makina për nevojat e shtetit, me kompaninë e një shqiptareje tjetër, Arjeta Puca.

Në fjalën e tij për mediat, pas mbledhjes që pati në Lezhë, kreu i qeverisë tha se këto makina do të vihen në shërbim për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Transportit.

Kështu, tha Rama, do t’i jepet fund edhe problemit të transportit të mësuesve.

“Krijimi i një shoqërie aksionere për prodhimin e automjeteve për nevojat e shtetit dhe për eksport është një projekt shumë i bukur, që do të na japë mundësinë që të prodhojmë për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë, të Brendshme, të Agjencisë Kombëtare të Transportit dhe për eksport, duke u bazuar tek ekspertiza e një vajze shqiptare, me të cilën jemi duke ndërtuar këtë proces, me ndërmarrjen e saj modeste, por që fiton gara ndërkombëtare për të dërguar autoambulanca nga Ukrainë në Serbi”, u shpreh Rama.

Arjeta Puca është sipërmarrëse që aktualisht prodhon makina në fabrikën e saj në Shqipëri dhe është përzgjedhur nga OKB-ja për të prodhuar 500 autoambulanca që kanë shkuar për Ukrainën.

Së bashku me familjen, Arjeta ka themeluar në vitin 2016, kompaninë TIMAK, duke prodhuar deri tani mbi 150 autoambulanca, për spitalet shqiptare, si edhe për vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Turqia etj. Aktualisht, Puca prodhon makina në të dalë të Tiranës.

Chat GPT Mira Murati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I kthehet faqja në Facebook, Elisa Spiropali: S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë!

22:21 / October 23, 2026

Dorëheqjet në administratë/ A do të largohet Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën

21:58 / October 23, 2026

Turizmi ngadalëson ritmin/ Në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë

20:38 / October 23, 2026

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.