Martin Bardhi u vra këtë të martë në qytetin e Rrëshenit, dhe ngjarja ka motive hasmërie dhe lidhet me vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi.
Në mars të këtij viti, Martin Bardhi u arrestua pasi bashkë me të birin Erind Bardhi, qëlluan me armë zjarri drejt makinës së Sajmir Reçit, 41-vjeç ku për pasojë humbi kontrollin. Sajmir Reçi është nipi i Kastriot Reçit. Viktima Martin Bardhi kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.
Vrasja e Bardhit ka ndodhur pranë spitalit të qytetit të Rrëshenit, shumë pranë ambienteve të komisariatit të policisë së qytetit.
Mësohet se autorët, ende të paidentifikuar janë larguar nga vendngjarja me një automjet fuoristradë, tip ”Jeep”, në drejtim ende të paditur. Sakaq, policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimin duke mbledhur pamjet filmike të kamerave përreth zonës.