Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pas dëgjesës me banorët, anulohen dy HEC-et në Kurbnesh

12:17 / March 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hec
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy HEC-et të parashikuara për tu ngritur në lumin Urakë në Kurbnesh do të anulohen, pas dëgjesës me banorët e zonës.

Vendimin e ka bërë të ditur ministrja, Belinda Balluku, gjatë një dëgjese publike që zhvilloi me banorët e kësaj zone.

Balluku tha se qeveria është e ndjeshme ndaj kërkesave të komunitetit dhe se tashmë kanë nisur procedurat për prishjen e kontratave për ndërtimin e dy HEC-eve. Ministrja theksoi se zona në fjalë është një zonë e mbrojtur dhe në të nuk do të lejohet asnjë ndërtim.

“Qeveria është shumë e ndjeshme ndaj kërkesave të komunitetit dhe duke qenë se kjo zonë është shpallur një zonë e mbrojtur, këtu nuk do të lejohet ndërtimi i këtyre dy HEC-eve. Kjo është një zonë e mbrojtur, kështu që dhe në të ardhmen ju nuk do keni problematika të tjera”, u shpreh Balluku.

Ministrja theksoi se Qeveria ka në fokusin e saj nxitjen e investimeve, por pa rënë ndesh me interesat e qytetarëve. “Ne e nxisim zhvillimin e ekonomisë, i mbështesim investitorët, por asnjëherë kur keto investime bien në kundërshtim me kërkesat, apo me të mirën e komunitetit”, theksoi Balluku.

Ministrja u bëri thirrje banorëve që për shqetësimet që ata kanë t’i drejtohet platformës së bashkëqeverisjes, duke sjellë në vëmendje faktin që shqetësimi që ata adresuan për HEC-et mori zgjidhjen e duhur.

“Platforma e bashkëqeverisjes është vendi i duhur ku ju duhet të ankoheni, vendi ku juve ju dëgjohet zëri dhe ne i japim zgjidhje çdo problematike, e cila e ka një zgjidhje, apo ankesa qëndron. Drejtohuni platformës së bashkëqeverisjes për t’ju dhënë zgjidhje, ashtu siç po e zgjidhim dhe sot”, është shprehur ministrja Balluku.

Duke ju përgjigjur shqetësimit të banorëve për projektet e tjera të HEC-eve që janë projektuar në lumin Urakë, ministrja Balluku theksoi: “Uraka është e Mirditës. Uraka nuk është e askujt tjetër. Zonat e mbrojtura do mbrohen nga qeveria shqiptare, por dhe nga banorët”.

E pranishme në këtë dëgjesë, deputetja Lindita Nikolla falënderoi banorët të cilët u angazhuan duke ju drejtuar platformës shqipëriaqëduam.al për shqetësimin e tyre. “Unë do dua të falënderoj ata qytetarë të kësaj zone që i janë drejtuar platformës së bashkëqeverisjes, të cilët kanë adresuar shqetësimin e tyre se mos ndoshta në lumin Urakë kemi zhvillime investuese në energji”, nënvizoi Nikolla.

Banorët nga ana e tyre e kanë falenderuar ministren Balluku për reagimin e shpejtë ndaj kërkesës së tyre për anullimin e dy HEC-eve si dhe kanë dhënë ide e mendime lidhur me projekte të tjera infrastrukturore që do t’i jepnin një zhvillim më të madh zonës.

hec kurbnesh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Marrëzi mos të duash investimin në Zvërnec”, Spaho: E vështirë të thithësh investitorë të tillë!

20:58 / July 7, 2026

Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë

20:18 / July 7, 2026

QKB apel bizneseve: Pasqyrat financiare për vitin 2025 të dorëzohen brenda 31 korrikut

14:37 / July 7, 2026

Rivlerësimi i pronave, qytetarët dhe bizneset kanë kursyer mbi 104 milionë euro nga tatimi 5%

12:33 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.