Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas denoncimit nga Tirananews.al, “zbarkon” Kontrolli i Lartë i Shtetit në Bashkinë e Matit

17:41 / January 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bashkia Mat sheshi kthehet ne parking
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm dy ditë pas publikimit nw Tirananews.al të skandalit me listat e përfituesve të fondeve të buxhetit të shtetit, për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, dy specialistë të KLSH-së kanë mbërritur në Bashkinë e Matit dhe kanë nisur kontrollin e të gjitha dosjeve dhe dokumentave që kjo njësi ka përgatitur. Kanë qenë banorë të fshatrave të Macukullit e Derjanit si dhe punonjës të administratës së Bashkisë Mat ata që kanë vënë në dijeni KLSH-në për shkeljet e konstatuara, duke kërkuar vënien para përgjegjësisë ligjore të abuzuesve. Specialistët e ardhur nga kryeqyteti me siguri nuk do të ndalen vetëm të fondet e emergjencave për dëmtimin e banesave, ato do të kqyrin me hollësi gjithë aktivitetin ekonomik të kësaj bashkie, për vitin 2018. Do të “hetojnë” tenderat e zhvilluar, ligjshmërinë e tyre, lidhjet nepotike, publikimin në media, supervizioni, fillimi dhe mbarimi i punimeve, mbajtjen e dokumentave. Burime brenda bashkisë shprehen se abuzimet më të mëdha janë bërë me karburantin dhe hedhjen e zhavorit në rrugët e fshatrave. “Këto shkelje KLSH nuk ka për t’i kapur kurrë. Zhavorin e ka marrë lumi dhe askush nuk mund ta gjejë sa metër kub janë hedhur. Kjo shoqërohet edhe me harxhimin e karburantit për drejtuesit e punonjësit e administrates. Zhavori e nafta mbulojnë njëra-tjetrën”, thanë punonjës të Bashkisë Mat. Kontrolli do të përfshijë edhe menaxhimin e fondeve të tjera publike. Ka të dhëna se dokumentacioni i mbajtur nga drejtoritë në këtë bashki është plot parregullsi e shkelje ligjore. KLSH edhe herë tjetër ka gjetur shkelje në këtë bashki, por masat e dhëna nuk janë zbatuar. Madje thuhet se shumë nga zyrtarët e këtushëm kanë pasur probleme me organet e drejtësisë, por janë në poste të rëndësishme. Ndoshta KLSH heton edhe këtë abuzim të vendorëve të Matit.

abuzimet bashkia klsh mat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Rama në Cernobbio: “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE”

18:16 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.