Pentagoni ka vendosur ditën e sotme ndalimin e përdorimit të flamurit të Konfederatës në të gjitha bazat ushtarake amerikane. Ndërkohë mediat në SHBA thonë se në memorandumin i Pentagonit nuk përdoret fjala ‘ndalim” dhe as ndonjë lloj i veçantë i flamurit.
Memorandumi i nënshkruar nga Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper rendit të gjitha llojet e flamujve që mund të shfaqen në bazat ushtarake amerikane por në këtë listë nuk është përmendur flamuri i Konfederatës, si dhe nuk specifikohet nëse ky flamur është i ndaluar të përdoret.
“Ne duhet të qëndrojmë gjithmonë të përqëndruar në atë që na bashkon, betimin tonë ndaj Kushtetutës dhe detyrën tonë të përbashkët për të mbrojtur kombin. Flamujt që ne valëvisim duhet të përputhen me imperativat ushtarake të rendit dhe disiplinës së mirë, duke trajtuar me dinjitet dhe respekt të gjithë njerëzit tanë, dhe duke hedhur poshtë simbolet përçarëse.”” thuhet në deklaratën e Esper.
Flamuri i përdorur në fushëbetejën e Konfederatës, është parë gjithnjë e më tepër së fundmi si një simbol i racizmit dhe skllavërisë.