Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pas divorcit gazetarja shqiptare dhe ish- burri hapin një biznes sëbashku

19:33 / November 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Anduena
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ajo është e njohur ndryshe si gazetarja e kronikës së zezë, e cila është gjithmonë aty ku është lajmi. Bëhet fjalë për gazetaren Anduena Llabani, e cila është gjithmonë tërheqëse dhe e kururar në çdo dalje të saj. Llabani  është mami i një vogëlushi shumë simpatik dhe energjik të quajtur Aleksei. 

Ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Ardit Jaupi, kanë qenë së bashku për 12  vite, por janë divorcuar në vitin 2016. Ata kanë një komunikim shumë të mirë me njëri-tjetrin, dikur partnerë në jetë, ndërsa sot partnerë në biznes.

Ardit Jaupi: Ka shumë gjëra që mund të na ndajnë, por edhe akoma më tepër që mund të na bashkojnë. Forca dhe fuqia jonë është djali. Dhe kjo na bën të jemi në festa, në gëzime, në shkollë të pranishëm. Pra, kudo ku ai ndodhet ne jemi aty dhe jemi bashkë.

Anduena dhe Arditi kanë qenë të ftuar në programin “Rudina”, ku kanë folur për marrëdhënien mes tyre dhe biznesin e ri.

Ardit Jaupi: Ne jemi të dy të rritur dhe ishte një vendim që u mor i përbashkët, sepse në këndvështrimin tonë, mendojmë që kur disa gjëra nuk shkojnë, është më mirë që çiftet mos vazhdojnë bashkë, sepse gjithë atë energjinë e keqe ose jo pozitive, e transmetojnë dashje pa dashje tek fëmijët. Menduam që më mirë të jemi të distancuar, por gjithë energjinë pozitive ta rezervojmë për djalin tonë.

Prej disa muajsh ata kanë hapur një restorant që ka specialitet pastat dhe mban emrin ‘Siesta’.

Anduena Llabani: Çdo njeri në jetë vjen për të na mësuar diçka. Ka shumë gjëra që unë mësoj nga Arditi dhe shumë gjëra që Arditi mëson nga unë. Mendoj që asnjëherë njeriu nuk duhet të jetë egoist për të parë deri ku  shkon ai, duhet t’i shikojmë të dy bashkë. Ne kishim vendosur të ishim bashkë, të bashkëjetonim, vendosëm të ndahemi, por kemi vendosur të jemi partnerë në biznes. Kjo është një arsye, që ato dreka dhe darkat tona në fundjavë, të mos i kalojmë më jashtë në restorante të ndryshme, por të mblidhemi në restorantin tonë, ku Aleksei ndihet si në një shtëpi të dytë. Aty mblidhemi edhe me familjen tona herë pas here, kjo na bën të jemi më të fortë dhe ta shohim jetën më të gjatë”. /tvklan.al

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zendaya dhe Tom Holland martohen për herë të dytë!

18:41 / August 7, 2026

Martesë në fshehtësi? Gigi Hadid dhe Bradley Cooper shfaqen me unaza dhe ndezin rrjetin

11:11 / August 6, 2026

Georgina Rodriguez u përgjigjet kritikave për trupin: “Vlera ime nuk varet nga pamja apo mendimet e të tjerëve”

14:31 / August 5, 2026

“Jo!”/George i turpëruar nga prindërit, William zbulon reagimin e djalit 13-vjeçar…

15:42 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.