Vllaznia eliminoi Flamurtarin ditën e sotme, teksa i mposhti me rezultatin 2-0, brenda në stadiumin e tyre.Flamurtari-Vllaznia
Pas ndeshjes së parë në Shkodër e cila ishte mbyllur me barazimin 2-2, shpresa për një kalim në raundin tjetër te vlonjatët ishte shumë e madhe. Madje edhe në disa intervista të dhëna nga drejtues të kuqezinjve, janë shprehur se Kupa është një nga objektivat e klubit.
Megjithatë eliminimi nga Vllaznia, ka bërë që edhe kjo shpresë e Flamurtarit të shuhet. Për ndeshjen e sotme, nga vlonjatët ka pasur polemika, për sa i përket arbitrimit të sotëm.

Nëpërmjet faqes zyrtare, klubi vlonjat ka shpërthyer teksa shkruan: “Edhe sa do të vazhdojë komedia ‘ Hidhu para mbrojtësit se të jap penallti?’ Topi i kthyer me qëllim nga mbrojtësi te portieri brenda zone, a jepet goditje dënimi me 2 takime, kur topi kapet me dorë nga portieri?”/ Panoramasport.al/