Gatimi u kthye në trend nga emra të njohur në artit dhe muzikës gjatë këtyre ditëve të karantinës, duke sugjeruar për ndjekësit e tyre çfarë mund të konsumojnë.
Sfidë më vete në rrjetet sociale ishte dhe ajo e nostalgjisë dhe postimit të fotove të vjetra. Por tashmë sfida më e re është si të kthesh jastëkun në një fustan.
Personazhet e njohur dhe kryesisht bloggeret kanë treguar tashmë për të gjithë sfidën më të fundit të ‘Instagram-it’. Angelina Kotorri, Sarah Berisha janë disa nga bloggeret që e “përqafuan” menjëherë këtë sfidë.
Të “veshësh” jastëkun e gjumit me një rrip në mes dhe çantën në krahë, është trendi më i fundit në rrjetet sociale.
Me jastëkët shumëngjyrësh, gotat e pijeve në duar, duket se kjo sfidë do të bëjë xhiron e rrjetit në ditët në vijim. Më poshtë ju sjellim disa prej fotove më interesante, nga të cilat pse jo, mund të merrni një ide për pozën tuaj të radhës
