Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pas goditjeve nga kursi i këmbimit, Banka e Shqipërisë me bilance pozitive në 2024-ën

07:56 / November 7, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3409
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ecuria më e stabilizuar e kursit të këmbimit e përmirësoi rezultatin financiar të Bankës së Shqipërisë për vitin 2024.

Sipas pasqyrave të audituara financiare të Bankës Qendrore, rezultati financiar neto neto për vitin 2024 ishte me fitim në vlerën e 5.2 miliardë lekëve. Rezultati u rikthye në vlera pozitive pas dy vitesh radhazi me humbje në shifra të mëdha.

Për vitin 2023, Banka e Shqipërisë kishte raportuar humbje neto në vlerën e 27 miliardë lekëve, ndërsa në vitin 2022 humbjet kishin vlerën e afërsisht 17.7 miliardë lekëve.

Faktori me impaktin kryesor në ecurinë e rezultatit të Bankës së Shqipërisë në vitet e fundit ka qenë efekti i kursit të këmbimit.

Banka e Shqipërisë mban një rezervë të madhe në valutë të huaj, si mjet i domosdoshëm për të përballuar nevojat emergjente që mund të ketë ekonomia dhe sektori financiar. Duke qenë se bilanci i Bankës së Shqipërisë raportohet në monedhën vendase, forcimi i vazhdueshëm i Lekut në kursin e këmbimit e ka ulur vlerën e rezervave të mbajtura në valutë të huaj.

Për vitin 2024, humbjet neto nga kursi i këmbimit kishin vlerën e 13.5 miliardë lekëve. Megjithatë, humbjet në këtë zë pësuan një reduktim të ndjeshëm me 63% krahasuar me një vit më parë.

Gjatë vitit 2023, Leku kishte shënuar mbiçmimin më të fortë historik në kursin e këmbimit me Euron dhe shumicën e valutave të tjera të huaja. Në fund të vitit 2023, rënia vjetore e kursit të Euros ndaj Lekut ishte në nivelin 9.1%. Ndërkohë, në fund të vitit 2024, rënia e kursit Euro-Lek u ngadalësua në 5.5%, duke e reduktuar impaktin negativ të kursit në bilanc.

Një efekt të ndjeshëm pozitiv në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve ka dhënë edhe rritja e vlerës së arit monetar të mbajtur nga Banka Qendrore, si rezultat i rivlerësimit të tij me vlerë tregu në datën e raportimit. E ardhura nga rivlerësimi i arit kishte vlerën e 5.7 miliardë lekëve, ndërkohë një vit më parë ky zë kishte qenë negativ në vlerën e 128 milionë lekëve.

Nëse i referohemi rezultatit të të ardhurave gjithëpërfshirëse të Bankës së Shqipërisë (që përfshijnë zërat që nuk klasifikohen si pjesë e fitimit ose humbjes së vitit ushtrimor), viti 2024 shënoi një rezultat më të lartë, me një vlerë totale prej 7.7 miliardë lekësh. Të ardhurat gjithëpërfshirëse përfshijnë edhe një ndryshim pozitiv prej 2.5 miliardë lekësh në vlerën e drejtë të letrave me vlerë të borxhit gjatë vitit të kaluar. Rënia e normave të interesit edhe gjatë vitit 2024 ndikoi në rritjen e mëtejshme të çmimit të instrumenteve financiare dhe rrjedhimisht përmirësoi rezultatin e të ardhurave gjithëpërfshirëse të Bankës së Shhqipërisë.

Banka e Shqipërisë e mbylli edhe vitin 2024 me kapital negativ, në vlerën e rreth -9 miliardë lekëve. Megjithatë, vlera negative e kapitalit u përmirësua krahasuar me nivelin prej -16.7 miliardë lekëve të një viti më parë.

Përmirësimi i gjendjes së kapitalit neto ka ardhur falë rezultatit më të mirë financiar të vitit të kaluar dhe shtesave në rezervat ligjore të realizuara. Efektin kryesor e ka dhënë një rezervë e posaçme për forcimin e kapitalit është krijuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të datës 5 mars 2025.

Ndërkohë, balanca negative në zërin e rezervave të rivlerësimit të parealizuara është thelluar më tej 2024, duke arritur në 62.4 miliardë lekë, në rritje me 9.5% krahasuar me një vit më parë. Arsyeja kryesore ishte pikërisht forcimi i Lekut dhe zhvlerësimi i valutave të huaja dhe arit monetar në rezervën valutore të Bankës së Shqipërisë.

Pavarësisht se gjendja e kapitalit ngelet negativ, Banka e Shqipërisë, në shënimet e pasqyrave financiare vlerëson edhe njëherë se mbetet e mirëkapitalizuar në bazë të kapitalit të realizuar, edhe pse forcimi i monedhës Lek përkundrejt monedhave ku është investuar rezerva valutore, ka gërryer kapitalin e saj. Sipas Bankës së Shqipërisë, fitimet apo humbjet nga rivlerësimi janë të luhatshme dhe i nënshtrohen faktorëve ekonomikë jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë të Bankës së Shqipërisë, që mund të kthehen me ndryshimin e kushteve ekonomike botërore./Monitor

Bilance bsh Kursi i këmbimit pozitive
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.