Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptar, pas një grindjeje.
Mediet fqinje raportojnë se çifti përkatësisht gruaja 29 dhe burri 28-vjeç janë grindur mes tyre dhe për pasojë bashkëshortja ka lajmëruar policinë.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilët ndërhynë në shuarjen e konfliktit mes çiftit, por pas kontrollit të ushtruar në shtëpi sekuestruan drogë.
Ata zbuluan drogën që 28-vjeçari kishte fshehur në dollapin e dhomës së gjumit dhe pak çaste më vonë ai u hodh të sulmonte policinë në përpjekje për t’i shpëtuar.
Ata mundën të sekuestronin 1 kilogram marijuanë dhe katër peshore, ndërsa shqiptari u arrestua nën akuzën e rezistencës së zyrtarit publik dhe përdorimin e trafikimin e drogës. Shqiptarja u arrestua nën akuzën e shkelje të ligjeve të imigracionit.
