Kombëtarja e Shqipërisë po luan përballë Letonisë në transfertë. Sfida është e vlefshme për Grupin K në rrugën drejt Botërorit 2026.
Atmosfera është e ndezur në stadium dhe mbështetja e tifozëve kuqezi nuk mungon. Pas himnit erdhën edhe thirrjet e tifozëve shqiptarë për Kombëtaren.
Shqipëria kërkon të rikthehet te fitorja, pasi barazoi pa gola me Serbinë. Në tre ndeshjet e mëparshme skuadra e drejtuar nga Silvinjo ia ka dalë të grumbullojë 4 pikë.
