Një ditë më parë në rrjetet sociale kreu i PD-së e shfrytëzoi mëngjesin për të pirë një kafe me miqtë, ndërsa kjo e shtunë ka qenë ndryshe për të.
Ai ka ndihmuar një zonjë të bëjë pazaret, duke i mbajtur dhe qesen me shegë.
““Me Verën, gjyshen që çdo ditë e nis me pazaret dhe preokupimin për t’i gatuar familjes. Pensionistja që si shumë të tjerë në Shqipëri kujdesen mes sakrificave për fëmijët, nipërit dhe mbesat,”-shkruan Basha.