Këtë të martë janë parashikuar që të mbahen 10 Komisione Parlamentare, ku fokusi i diskutimit do të jetë projektbuxheti 2024. Pas kaosit që deputetët e Rithemelimit krijuan dje në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Partia Socialiste për të shmangur përplasjen me deputetët e Sali Berishës ka zhvendosur mbledhjet e komisioneve online.
Nga 10 mbledhje që janë parashikuar, 5 prej tyre janë vendosur të mbahen online. 5 të tjera do të zhvillohen në Kryesinë e Kuvendit, por Rithemelimi mund të përdorë sërish kaosin si prej javësh për të sabotuar punën. Në rast të bllokimit të punës, PS mund të marrë sërish vendimin për t’i zhvilluar edhe 5 mbledhjet e tjera online.
Komisionet që do të mbahen sot
Komisioni për Politikën e Jashtme Online
Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kryesinë e Kuvendit
Komisioni për Politikën e Jashtme online
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kryesinë e Kuvendit
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Online
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kryesinë e Kuvendit
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kryesinë e Kuvendit
Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Kryesinë e Kuvendit
Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online