Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pas katër vitesh, Australia tërheq njohjen e Jerusalemit Perëndimor si kryeqytet të Izraelit

09:11 / October 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 63
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Australia ka kthyer mbrapsht vendimin e marrë katër vjet më parë për të njohur Jerusalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit. Vendimi i Kanberras, i vitit 2018 ka dëmtuar paqen dhe e ka vendosur Australinë jashtë hapit të shteteve tjera, ka thënë ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong. Ajo ka theksuar se Australia mbetet “mike” e Izraelit. Ambasada e saj do të qëndrojë në Tel Aviv.

Statusi i Jerusalemit është ndër çështjet më kontestuese në mes të Izraelit dhe palestinezëve. Ministria e Jashtme izraelite ka shprehur “zhgënjimin e thellë” ndaj vendimit të Australisë dhe do të marrë në pyetje ambasadorin e këtij shteti, kanë raportuar mediat izraelite. Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është kritikuar në nivel global më 2017, kur e ka ndryshuar politikën amerikane, duke njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Disa muaj më vonë, ish-kryeministri australian, Scott Morrison, ka thënë se Qeveria e tij do të veprojë njëjtë. Atë kohë, Morrison ka thënë se Australia do të njohë Jerusalemin Perëndimor menjëherë, mirëpo nuk do të bartë ambasadën derisa të ketë marrëveshje për paqe. Qeveria e Morrisonit i ka humbur zgjedhjet në maj të këtij viti. Ministrja e Jashtme, Penny Wong, e ka quajtur vendimin e Qeverisë së kaluar si “lojë cinike” për të fituar votat e hebrenjve para zgjedhjeve. Kosova, Hondurasi dhe Guatemala janë shtetet e vetme, përveç Shteteve të Bashkuara, që kanë ambasadat në Jerusalem.

Mbretëria e Bashkuar është duke shqyrtuar mundësinë e bartjes së ambasadës në këtë qytet. Izraeli e konsideron Jerusalemin si kryeqytet “të pandarë”, derisa palestinezët pretendojnë se Jerusalemi Lindor – i pushtuar nga Izraeli në luftën e vitit 1967 do të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen. Statusi i Jerusalemit është në qendër të konfliktit izraelito-palestinez. Sovraniteti i Izraelit mbi Jerusalemin nuk është njohur kurrë ndërkombëtarisht. Sipas marrëveshjeve për paqe të vitit 1993, mes izraelitëve dhe palestinezëve, për statusin final të Jerusalemit, palët do të diskutojnë në fazat tjera të bisedimeve për paqe. /REL/

Jerusalem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.