Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pas kërcënimit nga serbët, flet Marin Mema: Janë mësuar ta bëjnë historinë siç duan. U dogji se dokumentari ishte me titra anglisht

19:22 / June 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Marin Mema
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dokumentari i gazetarit shqiptar Marin Mema dhe historianit Florent Hasani, “Mashtrimi serb me objektet e kultit të krishterë në Kosovë” ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

Politikanë, historianë, gazetarë e opinionistë të ndryshëm në Serbi kanë reaguar ashpër, duke e konsideruar si “propagandë”.

Gjatë një interviste për emisionin “Pasdite” në “RTV Dukagjini”, Mema tha se dokumentari flet për objektet e kultit në Kosovë e që sot janë uzurpuar nga serbët. “Dihet se ato objekte e kanë gjenezën e tyre, u përkasin shqiptarëve. Këtë e thonë edhe dokumentet e shumta edhe të autorëve të huaj”.

Mema tha se sllavët kanë arritur të manipulojnë gjërat dhe këto objekte sot para opinionit ndërkombëtarë i konsiderojnë si të tyre. Autori i emisionit “Gjurmë Shqiptare” thotë se dokumentari në fjalë u dhemb serbëve, pasi ai është ndërtuar mbi dëshmitë e historianëve të respektuar dhe dokumenteve të pakontestuara.

“Ne po tregojmë të vërtetën. Këto janë të dhëna të vërteta dhe gjithkush nëse hulumton e sheh të vërtetën. Dokumentet thonë se Patriarkana e Pejës, Manastiri i Deçanit apo Manastiri i Graçanicës kanë rrënjë iliro-arbërore dhe janë ndërtuar 800 vite para se sllavët të pranonin krishterimin”.

Mema thotë se për sllavët është më e vështirë që dokumentari u bë edhe me titra në gjuhën angleze. “Sllavët janë mësuar ta bëjnë historinë ashtu siç duan. Kjo është arsyeja pse ata kanë reaguar aq masivisht”.

Mema thotë se për fat të keq nuk ka pasur reagime nga institucionet shqiptare në Kosovë apo Shqipëri pas reagimeve masive nga pala serbe. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.